
ZVICËR- “Zvicra nuk bën dot pa Xherdan Shaqirin”, kështu e nis shkrimin e saj media zviceriane ‘Blick, referuar Shaqirit, shqiptarit të Kosovës, i cili çdo vit tregon se është “zoti” i fushës duke dhuruar gola spektakolar dhe që mbeten në histori. Sipas ‘Blick’, asnjë lojtar nuk është më në formë se Shaqiri dhe se këtë e ka dëshmuar në ndeshjet e fundit.
Po ashtu shkruajnë se Shaqiri është një nga më të mirë të në fillim të ndeshjes pasi ai kurrë nuk i humbet mundësitë. Po ashtu një avantazh tjetër sipas tyre në paraqitjen e Xherdanit Shaqirit në “Euro 2024”, është se ai ka luajtur më pak ndeshje gjatë sezonit, duke e bërë më të “freskët”.
“Miqësorët e marsit kundër Danimarkës (0-0) dhe Irlandës (1-0) zbuluan edhe një herë se sa e varur është Zvicra nga Shaqiri për të shënuar gola, qoftë si pasues apo golashënues, si gjuajtja e tij e lirë fitimtare në Dublin. Xherdan Shaqiri është një nga më të mirët në fillim të ndeshjes, ai që ka mundësinë e parë (por e humbet, me këmbën e djathtë), më pas u jep dy pasime madhështore bashkëlojtarëve dhe dërgon një kros të saktë. Shaqiri vjen në Euro 2024 me më shumë freski se drejtuesit e tjerë, që kanë luajtur 50 ose më shumë ndeshje që nga fillimi i sezonit”, shkruan Blick.