
TIRANË- Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i spektaklit që i mban shqiptarët të mbërthyer pas ekranit; Big Brother Vip 3.
Këtë vit, Big Brother-i po pritet me kuriozitet të madh dhe kjo prej ndryshimeve të konfirmuara në spektakël, por edhe prej fjalëve që qarkullojnë lart e poshtë lidhur me banorët. Ndryshimi i parë madhor, që nuk e prisnim ishte pikërisht moderimi i spektaklit jo nga Arbana Osmani, por nga Ledion Liço, i cili është dhe bashkëshorti i Sara Hoxhës.
Publiku pësoi një 'shok' të vogël, pasi prej vitesh tashmë, kur kemi përmendur Big Brotherin, kemi menduar: Arbana!
Dëshira e publikut për të risjellë Arbanën është e madhe, dhe pyesim veten nëse do kemi një skenë të ngjashme si në Kosovë, ku kemi dy prezantues në studio.
Për sa i përket banorëve, interneti po zien me hamendësime dhe dëshira për të patur personazhe të caktuar në shtëpi. Sara Hoxha, e ftuar në ‘Më lër të flas’, zbuloi se këtë vit numri i banorëve do jetë dy herë me i madh se në edicionin e kaluar. Madje u tha se këtë vit, i pranishëm do jetë edhe Luiz Ejlli, por roli i tij është ende i paditur.
Deri më tani, asnjë emër banori nuk është konfirmuar, por aludimet në rrjet për disa personazhe kanë qenë të shumta.
I pari është Romeo Veshaj, vëllai i Donaldit. Pjesëmarrjen e të vëllait në BBV, mund të na e ketë zbuluar vetë Donaldi, i cili i ftuar në “E Diell” në dhjetor, tha se Romeo po punonte për një projekt të rëndësishëm, lidhur me Top Channel dhe se do e shihnim shumë shpejt në janar.
“Bëhet fjalë për një projekt të madh që do e shikoni në vitin 2024,”- tha Donaldi.
“Po na thonin mos të të pyesnim për këtë projekt, por ti e the dhe të gjithë shqiptarët e morën vesh,”- vazhdoi Edi Manushi, duke na bërë të kuptojmë që bëhet fjalë pikërisht për Big Brother.
Bleona Qereti
Të gjithë do donin t’a shihnin Bleonën në Big Brother si pjesëmarrëse, shumë madje kanë dhënë mendimin se ajo duhet të ulet në karrigen e opinionistëve këtë vit. Dhe është e vërtetë që karakteri i vecantë i Bleonës do ishte një plus shumë i madh për spektaklin, por me anë të një postimi në Instagram, ajo i dha fund thashethemeve.
“Me gjithë dashurinë e madhe që kam për fansat shqiptarë dhe këmbënguljen e tyre të më shohin nga sa më afër në ekranet shqipate, më duhet t’ju them që këto lajmë nuk janë të vërteta. Do ju lutesha portaleve t’i hiqni nga qarkullimi,”- shkroi Bleona në llogarinë e saj.
Egli Tako gjithashtu u përfol se do ishte pjesë e spektaklit dhe sidomos mendjet kurioze nuk do rrinin pa i’a bërë si pyetje Eglit, në rubrikën ‘Ask me a question’ në Instagram. Disa orë më parë ajo konfirmoi që nuk do ishte banore në shtëpi.
“E di që keni lexuar, e dëgjuar pafund aludime kohët e fundit, por jo, nuk do jem. Kam një vit plot me ëndrra dhe objektiva përpara, të cilat duhet t’i realizoj. Të falenderoj nga zemra për fjalët e mira dhe vlerësimin që gëzon për mua,”- shkroi Egli në InstaStory. Dhe kështu e heqim edhe Eglin nga lista e banorëve të supozuar.
Personazhe të tjerë është menduar se mund të jenë : Roza Lati, Meriton Mjekiqi, Ina Kollçaku, Adelina Tahiri apo Sardi Strugaj. Duke përmenduar Sardin, konkurrent këtë vit në Dancing With the Stars, kujtojmë se Enxhi Nasufi, fituesja e edicionit të fundit, u përfol se do prezantojë Fan Club-in e BBV. Kur u pyet nga kolegët e saj në ‘Wake Up’ nëse do pranonte një propozim të tillë ajo tha:
“Sigurisht që po. Po, pranoj të martohem me Big Brother Fan Club, meqenëse ka qenë dhe vit propozimesh”.
Më parë Fan Club-i është moderuar nga Dojna Mema dhe Megi Pojani, por mbase edhe Enxhi do ishte një zgjedhje e duhur për programin. Megjithatë, banorët, moderatorët, të ftuarit, do t’i zbulojmë në vetëm pak ditë, kështu që, pak durim!/ZËRI