
MILANO- Ky Kampionat Europian do të konsiderohet si një mision i dyfishtë për Davide Frattesin dhe Kristjan Asllanin. Dy "nerazzurrët" duhet që t'i provojnë trajnerit të Interit, Inzaghit, që vlejnë dhe shumë madje. Performanca e tyre këtë europian do të shërbejë për një vend si titullar tek Interi.
Në fakt, të dy do të kenë mundësinë të shfaqin më tej veten pas një viti ku kanë marrë konfirmim se vetëm sa janë rritur.
“Në planet dhe dëshirat e Asllanit, i cili sapo ka shuar 22 qirinj, është një fanellë titullari me Interin. Por për ta fituar duhet që të djersitesh. Sigurisht që vlerësimi i Inzaghit nuk mungon. Vitin e ardhshëm, me një kalendar të mbushur me angazhime, sigurisht që do të ketë mundësi për të luajtur më shumë,”-shkruan "Corriere dello sport".
E njëjta gjë për Frattesin.
"Duke marrë parasysh moshën e shtyrë të Mkhitaryan, nuk është e vështirë të hipotezosh se kjo do të përkthehet në më shumë hapësirë për Frattesin sezonin e ardhshëm, por Kampionati Evropian është një nga ato terrene testimi që duhet shfrytëzuar. Besimi dhe respekti i lartë i Spallettit, i cili e futi Frattesin nëntë herë nga gjithsej dhjetë ndeshje të krijojnë bindjen se ai është i gatshëm për një kampionat të madh evropian. Natyrisht duke mbajtur sytë nga Interi i së nesërmes.”/ZËRI