
ITALI- Kombëtarja shqiptare do të luftojë për çdo pikë në kampionatin evropian të futbollit, EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani. Kështu u shpreh trajneri brazilian i Shqipërisë, Sylvinho në konferencën për shtyp në Dortmund, në prag të ndeshjes me Italinë. Lidhur me formacionin, Sylvinho deklaroi se është ende në dilemë se cili portier do të jetë titullar, Etrit Berisha apo Thomas Strakosha.
Sylvinho: jam në dilemë akoma sa i përket portës. Pas ndjeshjes së Moldavisë, ku e kemi stampuar biletën tonë për kampioantin evropian, tai 6 muaj më vonë, ndjenjat janë sikurse në atë ndeshje. Skuadra është shumë e motivuar, djemtë janë të gatshëm, do të jetë ditë e mrekullueshme për të përfaqësuar vendin tonë. Do të bëjmë më të mirën që mundemi. Kanë lojtarë që mund të ndryshojnë lojën, është e vështirë të thyhen. Në flasim në tërësi, Italia ka një armë të fortë, janë një ekip që mbrohen shumë mirë, mbajnë topin shumë mirë, kanë lojtarë që vrapojnë, kanë shkathtësi. Ne ende kemi një sesion stërvitje, ka gjëra që duhet t’i vendosim.