Qytetërim

Bëri shqiponjën me duar pas thirrjeve raciste të tifozëve serbë, UEFA përjashton gazetarin Sadiku

Sadiku nuk është lejuar që të hyjë në konferencën për shtyp të kombëtares kuqezi

E.K
Bëri shqiponjën me duar pas thirrjeve raciste të tifozëve
Arlind Sadiku

GJERMANI- UEFA ka vendosur që të përjashtojë nga Europiani gazetarin nga Kosova, Arlind Sadikun. Mësohet se gazetarit i është ndaluar që të hyjë dje në konferencën për mediat të trajnerit dhe kapitenit të kombëtares shqiptare, dhe më pas i është konfiskuar akreditimi.

Ai nuk mund te raportojë sot ndeshjen Kroaci - Shqipëri, dhe asnjë ndeshje tjetër të Europianit.

Ky vendim i paprecedentë i UEFA-s vjen për shkak se Arlind Sadiku bëri shqiponjën gjatë ndeshjes Serbi-Angli.

Gjesti i tij erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve, e që UEFA nuk ka marrë asnjë masë. Vetë gazetari foli një ditë pas incidentit në stadium, për shkak se Serbia kërkoi përjashtimin e tij nga raportimi i këtij europiani.

“Një gjë duhet ta qartësojmë, që në pozicionin ku isha dje në stadium, kemi qenë të vendosur aty nga UEFA. Në atë pozicion prapa portës, nuk është që kemi zgjedhur ne se ku të vendosemi”, ka thënë Sadiku.

“Dhe reagimi erdhi natyrisht nga thirrjet e vazhdueshme raciste të serbëve. ‘Kosova është Serbi. Kosova është zemra e Serbisë’.

Dhe kur je 1- metra larg nuk ke se si të mos ndikohesh sepse ne e dimë se çfarë ka ndodhur para 25 vjetësh, jo shumë larg”./ZËRI

Poll

MOS HUMB