Qytetërim

Bellingham shkëlqen sërish, mesfushori golashënuesi më i mirë i La Ligas

Edhe pse është një mesfushor, Jude Bellingham realizon gola, sikur të ishte sulmues.

D.XH
Bellingham shkëlqen sërish, mesfushori golashënuesi më i
Jude Bellingham

SPANJË – Mesfushori anglez i Real Madrid, Jude Bellingham duket se është bërë ‘familjar’ me golin tek ekipi madrilen. Ai ka shënuar sërish me “mbretërorët”, duke qenë edhe në krye të golashënuesve të La Ligës.

Bellingham shënoi në minutën e 74 të sfidës, duke realizuar golin e tretë në këtë ndeshje. Reali fitoi përballjen me Cadiz, ndërsa Bellingham është në krye të golashënuesve me 11 gola në 14 ndeshje. Madrilenët janë të parët në renditje me 35 pikë, 1 më shumë se Girona. Mirëpo, këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Bellingham shkëlqen sërish, mesfushori golashënuesi më i
Renditja e La Ligas

Bellingham, 20 vjeç, ka nisur një aventurë tepër pozitive në Madrid, duke vulosur fitoren e tretë radhazi të Realit. Produkti i të rinjve të Birmingham City ishte protagonist në golin e parë ndaj Cadiz, duke i pasuar Rodrygo-s, i cili dukej se ishte në një qorrsokak brenda zonës së penalltisë, por arriti të ruante topin e gjuajti në këndin e sipërm.

Reali humbi sulmuesin Vinicius Jr për shkak të lëndimit, por braziliani Rodrygo tani ka shënuar në tre ndeshje radhazi për madrilenët, një rekord që e vendos për herë të parë, që kur u bashkua me spanjollët, pas largimit nga Santos në 2019. Luka Modric po ashtu ra në sy në këtë sfidë, duke ndihmuar ekipin në fitoren e 3 pikëve.

Skuadra që vazhdon të befasojë La Ligan është Girona. Ekipi modest fitoi edhe në këtë fundjavë, në fushë kundërshtare përballë Raoy Vallecano, ndërsa vijon të jetë në garë për titull me Realin./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB