Qytetërim

Belen Rodriguez: Pas ndarjes nga ish-partneri rashë në depresion

Belen Rodriguez u shpreh se pas ndarjes nga ish-partneri Stefano De Martino kishte rënë në depresion.

D.XH
Belen Rodriguez: Pas ndarjes nga ish-partneri rashë në depresion
Belen Rodriguez dhe ish-partneri Stafano De Martino

ITALI - Belen Rodriguez ka bërë një rrëfim të ndjerë për mediat italiane. Ajo ka thënë se ka rënë në depresion, pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Stefano De Martino. Për Belen Rodriguez, martesa është e përjetshme, por duhen dy persona për ta plotësuar. “Unë isha mirë, derisa u sëmura. Stefano nuk ishte me mua, në momentet e mia të këqija”, tha ajo. Belen deklaroi se u ndje e tradhtuar dhe e vetme.

Jo vetëm kaq. Sipas asaj që Belen ka rrëfyer, Stefano De Martino e ka tradhtuar me shumë gra. Belen u shpreh se ajo peshonte 57 kilogramë kur ishte në lidhje me Stefanon, ndërsa pak javë më pas kishte arritur 49 kilogramë. “Ai nuk u bë kurrë një burrë. Ai më premtoi se do të më kapë dorën dhe do të të ndihmoja të ngrihesha. Por, kur kisha nevojë, ai nuk ishte pranë meje”, rrëfeu Belen Rodriguez, duke e lënë publikun të habitur.

Sot në krah të saj është Elio Lorenzoni. Belen shtoi se më në fund ka gjetur një mashkull, që gjendet gjithmonë pranë saj./ZËRI/

Poll

MOS HUMB