
SHBA- Revista e njohur amerikane Forbes ka publikuar, ashtu siç bën çdo dhjetor, listën e grave më të fuqishme në botë për vitin 2023.
Lista e grave më të fuqishme u përcaktua nga katër tregues kryesorë: paraja, media dhe sferat e ndikimit. Për liderët politikë, revista mati prodhimin e brendshëm bruto dhe popullsinë; për shefat e korporatave, të ardhurat, vlerësimet dhe numrin e punonjësve. Përmendjet në media dhe shtrirja sociale u analizuan për të gjithë. Dhe në fund është renditja me 100 gratë, që janë më të fuqishmet në glob, të cilat kanë ndikim të gjerë në vendimmarrje apo financa.

Në këtë listë janë shumë aktiviste që kanë luftuar për të drejtat e grave, aktiviste në vende ku ka pak demokraci të tilla si në Iran, Afganistan, por edhe gra që luajtën role me rëndësi më 2023. Në mesin e tyre ka edhe filantrope.
Gruaja më e fuqishme në planet konsiderohet Ursula Van Der Leyen, presidentja e Komisionit Europian. Ajo dhe më 2022 kryesonte listën. Pas saj vjen presidentja e Bankës Qendrore Europiane Christine Legarde dhe më pas është zv presidentja amerikane, Kamala Harris. Kryeministrja italiane Georgia Meloni është e katërta në listë. Taylor Sëift vjen e pesta në këtë renditje.
Në krye të renditjes janë një sërë emrash, që kanë të bëjnë me biznesin. Këngëtarja Byonce është e 36-ta në listë, ndërsa Rihana është e 74-kërta./ZËRi/