
BARCELONË- Një mbrëmje e veçantë ka qenë kjo e sotmja për talentin 18-vjeçar të Barcelonës, Vitor Roque. Ai u kthye në hero në ndeshjen ndaj Osasunës, pasi katalanasit fituan me rezultatin minimal 1:0.
Braziliani u aktivizua vetëm disa minuta në këtë ndeshje dhe arriti të realizojë. Ai hyri në fushë në minutën e 62-t, ndërsa shënoi me kokë në të 63-n.
GOAL VITOR ROQUE
— Berneese (@the_berneese_) January 31, 2024
JUST LOOK AT HIM!!!!!pic.twitter.com/FZPu0P1BH4
Sulmuesi brazilian është blerë nga Barcelona për 40 milionë euro. Ai u mor nga radhët e klubit të Atletico Paraneses. Investimi deri tani duket se ia ka vlejtur. Barcelona pas kësaj fitoreje, ka arritur të grumbullojë 47 pikë, duke qenë përkohësisht e treta në tabelë./ZËRI/