Qytetërim

Angelina Jolie: Seksin më të mirë e kam pasur me Denzel Washington

Ylli i 'Maleficent' është martuar tre herë, me Jonny Lee Miller, Billy Bob Thornton dhe, natyrisht, Brad Pitt me të cilin ka luajtur edhe në film, por nuk e mori vendin e parë.

k.m.
Angelina Jolie: Seksin më të mirë e kam pasur me Denzel
Angelina Jolie dhe Denzel Washington

SHBA- Nuk ndodh shpesh që të famshmit të përmendin vetë me dëshirë detaje për jetën e tyre seksuale, por Angelina Jolie u ofroi fansave një pasqyrë të rrallë. Ajo zbuloi se seksi më i mirë që ka pasur ndonjëherë ishte në një film me Denzel Uashington. Ylli i 'Maleficent' është martuar tre herë, me Jonny Lee Miller, Billy Bob Thornton dhe, natyrisht, Brad Pitt me të cilin ka luajtur edhe në film, por nuk e mori vendin e parë.

Aktorja zbuloi se skenën më të mirë të seksit e luajti në filmin e vitit 1999 "The Bone Collector", i cili bazohet në romanin e Jeffery Deaver të vitit 1997 me të njëjtin emër. Jolie luan rolin e oficeres së policisë, Amelia Donaghy, e cila po përpiqet dëshpërimisht të gjurmojë një vrasës serial. Kur personazhi i saj përpiqet t'i nxjerrë fundin vrasjeve, ajo fillon të kërkojë ndihmë diku tjetër dhe e gjen atë në formën e ekspertit të mjekësisë ligjore Lincoln Rhyme, rol i cili luhet nga Uashington.

Personazhi i tij mbeti i paralizuar nga qafa e poshtë pas një aksidenti të tmerrshëm, por kjo nuk e pengon çiftin të ketë skena intime.

Menjëherë pas publikimit të The Bone Collector, Jolie foli për kiminë e saj në ekran me Uashingtonin në një intervistë për "Dark Horizons".

“Ajo që është magjepsëse janë udhëtimet që bëjnë këta dy personazhe dhe marrëdhënia e thellë që zhvillohet mes tyre. Seksi më i mirë që kam pasur ndonjëherë ishte në këtë film. Ishte e mrekullueshme të joshësh dikë me mendjen tënde, një ndezje e madhe,”- tha ajo.

Vlen të përmendet se kanë kaluar më shumë se dy dekada që kur Jolie bëri këtë "zbulim", kështu që është plotësisht e mundur që ajo të ketë një përgjigje të re./ZËRI 

Poll

MOS HUMB