Qytetërim

Amarda Toska rrëfen episodin e hidhur nga jeta e saj: Ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë…

Bëhet fjalë për periudhën kur u tërhoq papritur nga “Dancing With The Stars”. Ajo tregoi se se në atë kohë ishte në muajin e tretë të shtatzënisë, e cila nuk përfundoi siç pritej.

F.m
Amarda Toska rrëfen episodin e hidhur nga jeta e saj: Ishte një
Amarda Toska

TIRANË- Amarda Toska, moderatorja që mbahet mend për prezencën e saj të hershme në “Portokalli” është rikthyer në ekran. Ajo ka dhënë një intervistë për Orinda Hutën, në podcasting e kësaj të fundit, “Mam”. Gjatë kësaj interviste, Ami rrëfeu dhe një episode të trishtë nga jeta e saj.

Bëhet fjalë për periudhën kur u tërhoq papritur nga “Dancing With The Stars”. Ajo tregoi se se në atë kohë ishte në muajin e tretë të shtatzënisë, e cila nuk përfundoi siç pritej.

“Ishte pikërisht natën finale të ‘Dancing’ dhe unë isha 3-muajshe shtatzënë. Ishte një vendim i vështirë, por e ndjeva që ishte i duhuri. Ishte sfidë mes dëshirës për të mbajtur shtatzëninë dhe angazhimit që kisha në spektakël. Nuk ia dola dot. Një ditë të bukur pata rrjedhjen e ujërave në mënyrë spontane edhe pse e kisha bërë regjimin për mbi dy javë dhe kaq, kur ndieva që më rrodhën ujërat thashë diçka nuk është mirë, shkova menjëherë te mjeku dhe aty më tha që çdo gjë ka përfunduar. Ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë, por gjërat nuk i kemi në dorë,”- tregoi e prekur ajo.

Poll

MOS HUMB