Qytetërim

Në telashe? Majk shoqërohet me dy patrulla policie, i konfiskojnë mjetin

Siç duket edhe nga pamjet, reperi është ndaluar nga Policia në Kosovës, ndërsa në media raportohet se i kanë konfiskuar mjetin.

k.m.
Në telashe? Majk shoqërohet me dy patrulla policie, i konfiskojnë
Momenti i shoqërimit

PRISHTINË- Telashe me policinë për reperin Kastriot Rexha, i njohur me emrin e artit "Majk". Siç duket edhe nga pamjet, reperi është ndaluar nga Policia në Kosovës, ndërsa në media raportohet se i kanë konfiskuar mjetin.

Të njëjtat burimebëjnë me dije se ai është shoqëruar ditën e sotme nga dy makina të policisë për në stacion policor, pasi është kapur duke i dhënë makinës pa leje qarkullimi.

‘Indeksonline’ ka siguruar pamjet kur mjeti i Majk-ut shoqërohet në stacion nga një patrullë policore që printe dhe një tjetër që i vihej prapa. Por edhe pse është shoqëruar, ende nuk dihet se çfarë mase ndëshkuese do të merret për reperin./ZËRI

Poll

MOS HUMB