
SHBA- 'New York Times' është nën kritika për publikimin e një artikulli që spekulon mbi seksualitetin e Taylor Swift. Në një artikull opinion të titulluar “Look what we made Taylor Swift do”, redaktorja Anna Marks aludon se përmes muzikës së saj, Taylor Swift ka përcjellë mesazhe të koduara se është pjesë e komunitetit LGBTQ+. Sipas saj, Taylor është 'queer'.
Queer, një term për njerëzit që nuk janë heteroseksualë ose që nuk identifikohen me seksin e caktuar në lindje, shkruan CNN. Njerëzit gjithashtu mund të identifikohen si queer nëse nuk mendojnë se termat lesbike, gay, biseksual ose transgjinor i përfaqësojnë plotësisht.
Artikulli ka shkaktuar reagime të ashpra nga lexuesit e New York Times, si dhe nga bashkëpunëtorët e Swift. Një anëtar i ekipit të Taylor-it tha për CNN: “Ky artikull nuk do të ishte lejuar të shkruhej për Shawn Mendes ose ndonjë artist mashkull, seksualiteti i të cilit është vënë në dyshim nga fansat. Duket se nuk ka asnjë kufi që disa gazetarë nuk do ta kalonin kur shkruajnë për Taylor-in, pavarësisht se sa i pavërtetë dhe i papërshtatshëm është."
Swift ka treguar mbështetje për komunitetin LGBTQ+ në të kaluarën, duke i quajtur koncertet e saj një "hapësirë të sigurt" për njerëzit LGBTQ+ dhe duke i mbrojtur ata publikisht në një intervistë të vitit 2019 me revistën 'Vogue' kundër një numri rekord të faturave kundër homoseksualëve.
Ndërkohë 'New York Times' ka refuzuar të komentojë mbi çështjen./ZËRI