
PORTUGALI- Cristiano Ronaldo dhe Georgina, jo vetëm që nuk janë në prag të ndarjes, por duket se kanë plane për të zgjeruar më tej familjen e tyre. Ndjekësit janë bërë konfuz në rrjetet sociale, pasi Rodriguez ka shpërndarë një foto ku fëmijët e saj shihen duke puthur barkun e modeles. “Familja ime, jeta ime”, ka shkruar ajo krah postimit.
Shumë prej ndjekësve nuk nguruan ta pyesin nëse është shtatzënë, por Rodriguez ka zgjedhur të mos i përgjigjet asnjërit prej tyre. “Duke pritur një fëmijë!”, ndërsa një tjetër ka thënë: “Apo i puth barkun se është një fëmijë rrugës?”.
Ajo që shihet qartë është se çifti i ka dhënë fund zërave për një ndarje. Raportet në media ishin se në familjen e Ronaldos ka pasur vazhdimisht konflikte, për shkak se futbollisti ishte lodhur me jetën e luksit të bashkëshortes së tij.
Në vitin 2016, Georgina, tani 29 vjeçe, ra në dashuri me Ronaldon, pasi e kishte takuar atë ndërsa punonte për Guçi në Madrid. Dyshja filluan të takoheshin dhe që atëherë janë bashkë.
