Qytetërim

Alec Baldwin: Më 'mungon' shumë alkooli! Dikur isha i varur nga kokaina

Siç shpjegoi më vonë, ai ishte i varur nga kokaina për vite me radhë. Sapo vendosi të linte duhanin “u zhyt” në alkool.

E.K
Alec Baldwin: Më 'mungon' shumë alkooli! Dikur isha i varur
Alec Baldwin

Alec Baldwin pranon se i mungon alkooli. Aktori foli në podcastin "Our Way with Paul Anka dhe Skip Bronson" ku tregoi për ditën kur vendosi të linte pijen.

“Nuk flas shumë për këtë, flas herë pas here, kur ka kuptim. Unë kam qenë esëll për 39 vjet. E kam ndërprerë pijen më 23 shkurt 1985 ”, tha ai.

Siç shpjegoi më vonë, ai ishte i varur nga kokaina për vite me radhë. Sapo vendosi të linte duhanin “u zhyt” në alkool.

“Kokaina ishte si kafeja në atë kohë,” shpjegoi ai.

Madje ai ka theksuar se nuk ka ndjerë asnjë moment që i mungon droga, por nuk është e njëjta gjë me alkoolin.

“Ajo që më mungon është pija. Nuk më mungon fare droga, por më mungojnë pijet alkoolike. Më pëlqen të pi”, shto ai./ZËRI

Poll

MOS HUMB