
TIRANË- Aktorja Egla Ceno po rrezikon qëndrimin e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Shkak është gjendja e saj shëndetësore, prej të cilës është e izoluar nga banorët e tjerë, duke marrë mjekim në dhomën e gjumit. Teksa Egla po merrte serum, aktori tjetër Julian Deda, lexoi për banorët njoftimin e bërë nga "Vëllai i madh", i cili vlerësoi se gjendja e saj nuk është e mirë dhe po vihet në lojë qëndrimi i saj në shtëpi.
Megjithatë për gjithçka, do të jepen detaje në një njoftim të dytë.
"Për shkak të një komplikacioni shëndetësor, Egla është nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i madh do të ketë një njoftim të dytë për rrugëtimin e saj në "Big Brother","-lexoi Juli në zarfin e bardhë.
MOMENTI ME VIDEO:
Vieë this post on Instagram