Qytetërim

Aktiv prej pasdites së djeshme! Era përkeqëson situatën me zjarrin në Dropull dhe Finiq

Që prej pasdites së djeshme, vatra e zjarrit ende nuk është shuar edhe pse shumë orës është ndërhyrë nga toka dhe nga ajri.

k.m.
Aktiv prej pasdites së djeshme! Era përkeqëson situatën me
Pamje nga Dropulli

GJIROKASTËR- Era e fortë ka përkeqësuar situatën e zjarrit në bashkitë Dropull dhe Finiq. Që prej pasdites së djeshme, vatra e zjarrit ende nuk është shuar edhe pse shumë orës është ndërhyrë nga toka dhe nga ajri. Në dy zonat ku kanë nisur vatrat e zjarrit po punojnë për shuarjen e flakëve 21 efektivë të Forcave të Armatosura, 54 forca zjarrfikëse me 14 mjete zjarrfikëse nga Finiqi, Dropulli, Saranda, Himara, Delvina, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti dhe Konispoli dhe efektivë të Policisë së Shtetit. 

Aktiv prej pasdites së djeshme! Era përkeqëson situatën me
Pamje nga Dropulli
Aktiv prej pasdites së djeshme! Era përkeqëson situatën me
Pamje nga Dropulli
Aktiv prej pasdites së djeshme! Era përkeqëson situatën me
Pamje nga Dropulli
Aktiv prej pasdites së djeshme! Era përkeqëson situatën me
Pamje nga Dropulli
Aktiv prej pasdites së djeshme! Era përkeqëson situatën me
Pamje nga Dropulli
Aktiv prej pasdites së djeshme! Era përkeqëson situatën me
Pamje nga Dropulli

Ndërkohë që "ndihmë" kanë edhe nga ajri me helikopterin Cougar. Në zonat kodrinore ku zhvillohet pjesa më e madhe e zjarrit, forcat operacionale e kanë të vështirë ndërhyrjen si pasojë e tymit dhe vështirësisë së terrenit. Në kushte të tilla, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar nga qytetarët që në rast nevojë, të evakuohen nga zona për të mos rrezikuar jetën e tyre. Ndërkohë që puna për shuarjen e zjarrit vazhdon edhe sot./ZËRI

Poll

MOS HUMB