Qytetërim

E ardhmja e paqartë! Nga sot, Sylvinho nuk është më trajner i skuadrës shqiptare të futbollit

Deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse Sylvinho do ta rinovojë ose jo kontratën e tij me kuqezinjtë.

k.m.
E ardhmja e paqartë! Nga sot, Sylvinho nuk është më trajner
Sylvinho

TIRANË- Sylvio Mendes Campos Junior (Sylvinho) nuk është më trajner i Kombëtares së Shqiptare të Futbollit. Sot, më 9 korrik, Sylvinhos i ka skaduar kontrata me Federatën Shqiptare të Futbollit. Deri më tani nuk ka asnjë informacion nëse Sylvinho do ta rinovojë ose jo kontratën e tij me kuqezinjtë.

"Problemi" është se Sylvinho ka ngjallur interes nga disa klubet evropiane, megjithatë presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka siguroi pak ditë më parë se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës së trajnerit ende edhe për dy vite; madje edhe vetë Sylvinho ka dashur të qetësojë disi fansat pas kthimit me grupin nga Gjermania. Para mediave, ai tha: Unë jam pjesë e projektit. Jam shumë i kënaqur me këtë vit e gjysmë që kam punuar.

Më 2 janar të vitit të kaluar, Sylvinho u bë trajner i Shqipërisë me synimin për kualifikimin në këtë kampionat europian. Ai e arriti synimin në një grup që përfshinte Republikën Çeke dhe Poloninë. Por duket se interesi për të është shtuar. Kë do zgjedhë Sylvinho?/ZËRI

Poll

MOS HUMB