Qytetërim

A e ka uruar Efi çiftin Luiz-Kiara për lindjen e vajzës së tyre?Ja si përgjigjet ish-finalistja

Efi ndër të tjera është pyetur nëse ajo e ka uruar çiftin Ejlli për lindjen e vajzës së tyre.

f.t
A e ka uruar Efi çiftin Luiz-Kiara për lindjen e vajzës së
Efi Dhedhes, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

TIRANË- Luizi dhe Kiara janë bërë prindër për herë të parë dhe të shumtë kanë qenë personazhet publike të cilët i kanë uruar. E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Efi Dhedhes, ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Efi ndër të tjera është pyetur nëse ajo e ka uruar çiftin Ejlli për lindjen e vajzës së tyre.

"Po, patjetër që i kam uruar. O Zot më bëhet kjo pyetje gjithandej."-tha Efi.

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet dora e tij dhe e Kiarës teksa mbajnë dorën e bebit të porsalindur. Gjithashtu Luizi ka zbuluar edhe emrin që ai dhe moderatorja i kanë vendosur vogëlushes së tyre, Luna Mari./ZËRI

Poll

MOS HUMB