Qytetërim

Ndahet nga jeta aktori i “Games of Thrones”, në moshën 74-vjeçare

Aktori ndërroi jetë pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer.

f.t
Ndahet nga jeta aktori i “Games of Thrones”, në moshën
Ian Gelder

SHBA- Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare aktori Ian Gelder, i cili luajti rolin e Kevan Lannister në serialin e famshëm 'Game of Thrones'. Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit e ka njoftuar bashkëshorti i tij, aktori Ben Daniels në Instagram.

Aktori ka bërë me dije se Gelder ndërroi jetë të hënën, pesë muaj pasi u diagnostikua me kancer në kanalin biliar. Në postimin e tij, ai tha se Gelder ishte një aktor i mrekullueshëm dhe një “rock absolut” për të. 

“Ai ishte një aktor i mrekullueshëm dhe të gjithë ata që punuan me të u ndjenë mirë nga zemra dhe drita e tij”, shkruan bashkëshorti i tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ben (@bendanielsss)

Poll

MOS HUMB