Qytetërim

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!

Në vendin tonë, kjo festë është kthyer në një simbol për nënat dhe vajzat, ku fëmijët apo bashkëshortët në shenjë mirënjohje dhe respekti i bëjnë dhurata.

I.F
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas!
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas! Data 8 Mars festohet sot në të gjithë botën, për të nderuar dhe respektuar figurën e gruas. Kjo është një ditë simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre. 8 Marsi, shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim për disa dekada.

Në vendin tonë, kjo festë është kthyer në një simbol për nënat dhe vajzat, ku fëmijët apo bashkëshortët në shenjë mirënjohje dhe respekti i bëjnë dhurata.

8 Marsi nisi si një lëvizje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës nga gratë!

Zanafilla e 8 Marsit nisi në vitin 1908, kur 15 mijë gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën e Parë Kombëtare të Gruas, një vit më vonë. Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare erdhi nga një grua e quajtur Clara Zetkin. Ajo sugjeroi idenë në vitin 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë. Kishte 100 gra, nga 17 vende, dhe ata ranë dakord për sugjerimin e saj njëzëri. Ajo u festua për herë të parë në 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Sot, është 109 vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Gruas./ZËRI

Poll

MOS HUMB