
SHBA- Disa muaj pas përfundimit të martesës së tij me JLo, Ben Affleck do një tjetër mundësi me ish-in e tij, Jennifer Garner. Kur Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc gushtin e kaluar dhe u divorcua nga Ben Affleck, të gjithë e dinim se një dramë e re do të zhvillohej në Hollywood. Megjithatë, në atë kohë, askush nuk e kishte menduar se më e çuditshme do të bëhej kjo ndarje.
Pas rreth gjashtë muajsh, e vetmja gjë e sigurt është se nuk ka asnjë shans që ylli 52-vjeçar i Hollivudit dhe JLo të kthehen sërish bashkë!
Diçka tjetër po qarkullon në ajër dhe kur themi këtë i referohemi marrëdhënies së tij me Jennifer Garner. Që nga fillimi i ndarjes së Ben Affleck me "JLO", aktorja e njohur ka pasur një rol mjaft aktiv mes çiftit, si “këshilltare” në përpjekje për të shpëtuar martesën e ish-bashkëshortit. Por duke qenë se martesa nuk mbijetoi, gjatë kësaj periudhe Affleck dhe Garner u bënë shumë të afërt. Aq shumë sa që shumë besojnë se mund të rikthehen sërish bashkë.
Dy yjet e ekranit të madh ishin të martuar për një dekadë nga viti 2005 dhe sollën në jetë 3 fëmijë. Ata mund të jenë divorcuar, por marrëdhënia e tyre është shumë e mirë. Madje, pak ditë më parë kamera i ka “kapur” në momente shumë intime gjatë ditëlindjes së 13-të të djalit të tyre, Samuelit.
Një burim i afërt me Affleck tha për "Page Six" se "Ben do të donte një tjetër shans me Jen". Dhe, tashmë e gjitha është e mundur pasi divorci i tij me Lopez është duke u finalizuar. Nga ana tjetër, një person i afërt me Jennifer Garner ka sqaruar se ajo nuk po e mendon një ribashkim me Affleck. Ata kanë një marrëdhënie shumë të mirë dhe kujdestari fantastike të përbashkët për fëmijët e tyre, por kaq!
"Ajo është e lumtur me John,"-tha burimi. John Miller është në një lidhje me Garnerin që nga viti 2018./ZËRI