Qytetërim

587 mijë euro nga 31 persona, ish-juventini Faxhioli mjeshtër i bindjes për t'u marrë para të njohurve

Në këtë listë gjenden shokë skuadre nga ekipet zinxhir të të rinjve, skuadra e parë dhe kombëtarja U21.

Redaksia Zëri
587 mijë euro nga 31 persona, ish-juventini Faxhioli mjeshtër i
Nikolo Faxhioli

ITALI- 587 mijë euro hua nga 31 persona të ndryshëm, ky është bilanci financiar që del nga dokumentet e sekuestruara nga hetuesit për rastin e Nikolo Faxhiolit, ish-mesfushorit juventin.

31 personat kanë kryer për të transferta drejt argjendarisë Elysium, ose me karta PostePay. Lista e gjatë e garantëve që ofronin para dhe pagesa për të, tregon aftësinë e jashtëzakonshme sociale dhe bindëse ose manipuluese të Faxhiolit për të kërkuar ndihmë.

Në këtë listë gjenden shokë skuadre nga ekipet zinxhir të të rinjve, skuadra e parë dhe kombëtarja U21.

"Gazzetta dello sport" zbardh emrat e ndarë sipas skuadrave dhe ata ishin si vijojnë: Shokë nga kombëtaret e moshave ku dikur Faxhioli aktivizohej rregullisht: Turati, Plixari, Armini, Ruso.

Ish-shokë skuadre te Juventusi: Gati, Dragusin, Di Masimo, Zanandrea, Lukas Roza.

Ish-shokë skuadre nga Kremoneze: Okoli, Sarri, Salami, Nardi.

Veçanërisht periudha në Kremona (2020-2021) duket se ka qenë vendimtare në këtë aktivitet veseli të lojtarit.Më shumë se 30 persona që bëjnë transferta me vlerë minimale 3.500 euro, në periudhën dhjetor 2021 – tetor 2023.

Shuma më e madhe u garantua nga Francesko Luçiani: 73 mijë euro. Okoli, Dragusini dhe Gati kontribuan gjithsej 121 mijë euro. Agjenti i Fagiolit, Kristiano Pompili garantoi 30 mijë euro të dhuruar. Alesio Di Masimo (29 mijë) dhe Salami (28 mijë) vijnë më pas. Edhe ylli juventin Dushan Vlahoviçi del si emër për dy pagesa në total 50 mijë euro. Fakti që hetimi nuk i ka përfshirë këta lojtarë lidhet me faktin se ata nuk kanë luajtur në baste të paligjshme por kanë paguar garancitë për borxhet në kuadër miqësor./ZËRI

Poll

MOS HUMB