Qytetërim

4 vite pas përballjes me sëmundjen e rëndë, Celine Dion rikthehet në skenën e Lojërave Olimpike

Performanca e saj ka mahnitur fansat, pas një shkëputje mjaft të gjatë nga skena

E.K
4 vite pas përballjes me sëmundjen e rëndë, Celine Dion
Celine dion

FRANCË- Super ylli i muzikës botërore është rikthyer në skenë për herë të parë që pasi zbuloi se vuan nga një gjendje e rëndë shëndetësore, duke performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.

Ishte performanca e parë live e Celine Dion në katër vjet dhe erdhi një vit e gjysmë pasi zbuloi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë (SPS).

SPS është një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazëm të muskujve dhe mund të jetë dobësues. Ajo ndikoi gjithashtu në zërin e saj të veçantë dhe të fuqishëm.

56-vjeçarja, shoqërohej nga një pianiste në nivelin e parë të Kullës Eifel, poshtë unazave gjigante olimpike të ndriçuara.

Ylli i muzikës performoi “Hymne à L’Amour” të legjendarit Edith Piaf, me fansat nga e gjithë bota që e adhuruan performancën e saj në rrjetet sociale.

Dion kishte performuar “The Power of the Dream” në Ceremoninë e Hapjes së Lojëva Olimpike në Atlanta në vitin 1996, dhe thashethemet për një rikthim u përhapën që kur ajo u shfaq në kopertinën e “Vogue” francez në prill.

Celine Dion prej shumë kohësh dëshiron të rikthehet në skenë, pavarësisht sindromës që vuan, e cila ia vështirëson edhe zërin. Në dokumentarin e saj me titull “Unë jam Celine Dion”, ajo ka thënë me lot në sy: Kur përpiqem të këndoj, mushkëritë e mia janë mirë. Megjithatë, ajo që kanë para tyre është aq e ngurtë për shkak të sindromës sime sa nuk mundem. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB