
PARIS- Lojërat Olimpike kanë nisur zyrtarisht, teksa mbrëmjen e sotme u mbajt dhe ceremonia hapëse e eventit më të madh sportiv në histori. Kombëtarja e parë që ka parakaluar është Greqia, me “yllin” e NBA, Giannia Antetokounmpo, i cili ishte flamurtari i “Helenëve”.
Shqipëria ka parakaluar e dyta në radhë, me notaren, Kaltra Meça dhe mundësin Zelimkhan Abakarov që mbajnë lart flamurin shqiptar. Në varkën ku ndodhej Kombëtarja jonë olimpike ishin gjithashtu edhe Afrika e Jugut, Algjeria dhe Gjermania.
E para garon Konini në 27 korrik dhe pas saj Meça në 28 korrik e Koxhaku në 30 të po këtij muaji. Pastaj vijnë me radhë Franko Burraj në 3 gusht në atletikë, Gega në 4 gusht, ndërsa mundësitë janë sipas radhës Abakarov në 8 gusht, Valiev në 9 dhe Dudaev në 10 gusht.
Franca do të parakalojë e fundit, si shenjë mikpritjeje për përfaqësueset e këtij turneu, duke qenë se është edhe vendi pritës i këtij edicion./ZËRI