Qytetërim

“Më ka ngacmuar 80% e estradës”, Ronela Hajati: Kam dëshirë të bie në dashuri, por vështirë...

Teksa rrëfehej për jetën e saj personale, këngëtarja u shpreh se ka dëshirë të bjerë në dashuri, por e sheh si diçka të vështirë për t'u arrirë.

I.F
“Më ka ngacmuar 80% e estradës”, Ronela Hajati: Kam
Ronela Hajati

TIRANË- Këngëtarja e njohur Ronela Hajati zbuloi se në fillimet e saj të karrierës pothuajse e ka ngacmuar 80% e ekstradës. Gjatë një interviste të dhënë për “Pushime on Top”, shtoi se megjithatë ngacmimet dhe flirtimet janë diçka normale që ndodhin edhe sot. Por u kujdes që të shtonte se aktualisht nuk ka asnjë interes tek asnjë. 

"Kur kisha dihej,"-tha ajo, duke iu referuar lidhjes së saj me këngëtarin Young Zerka. 

Teksa rrëfehej për jetën e saj personale, këngëtarja u shpreh se ka dëshirë të bjerë në dashuri, por e sheh si diçka të vështirë për t'u arrirë.

“Tani jam në një fazë që nuk kam interes tek asnjë lloj artisti, por në fillim fare, sa kam nisur këto koncertet e para, absolutisht që më kanë ngacmuar 80% e estradës, edhe me mua edhe me të gjitha gocat kështu është, por nuk është se ka qenë ndonjë gjë. Çfarë ka qenë e kanë ngritur njerëzit. Jam në një fazë që e shoh një çikë të vështirë këtë rënien në dashuri, tani në këtë moshë. Unë kam shumë dëshirë, por se di”, tha Ronela./ZËRI

Poll

MOS HUMB