
BRITANI E MADHE- Futbollisti Jay Emmanuel-Thomas u kap me kanabis me vlerë 600 mijë paund. Sulmuesi 33-vjeçar, i cili aktualisht luan për Greenock Morton, u arrestua në shtëpinë e tij në Gourock, afër Glasgow. Babai i dy fëmijëve nuk e pranoi akuzën e ngritur ndaj tij në gjykatën e Carlisle Magistrates.
33-vjeçari u kap nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) të mërkurën në mëngjes teksa zbriti në Britani nga Tajlanda. Brenda në valixhe iu gjetën 60 kg kanabis. Përveç lojtarit u arrestuan edhe dy gra, të moshave 28 dhe 32 vjeç, të cilat gjithashtu u akuzuan për trafikim lëndësh narkotike. Por ato u liruan me garanci pasurore.

Emmanuel-Thomas u bashkua me akademinë e Arsenalit kur ishte vetëm 8 vjeç, por nuk arriti të fitonte një vend të rregullt në skuadrën e parë. Në vitin 2010, debutoi në Premier League në një humbje 2-0 kundër Chelsea-t, ndërsa një vit më pas u shit për 1,1 milionë paund të Ipswich. Pasi luajti për disavite te Bristol, QPR dhe Gillingham, u transferua në Tajlandë, ku luajti për PTT Rayong FC. Por vitet e fundit ishte rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, duke luajtur për Livingston, Aberdeen dhe Kidderminster./ZËRI