Qytetërim

Mban në shtëpi hutën që mbrohet me ligj, Policia vë nën hetim 'Tanin' e "Big Brother"

Brahimi shpesh postonte një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqej me shpendin e rrallë, i cili mbrohet me ligj në Shqipëri.

M.M
Mban në shtëpi hutën që mbrohet me ligj, Policia vë
Dritan Brahimi

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj aktorit të njohur të humorit, Dritan Brahimi i njohur për publikun si "Tani i BBV", pasi mbante një hutë në banesëj. Brahimi shpesh postonte një video në rrjetin social TikTok, ku shfaqej me shpendin e rrallë, i cili mbrohet me ligj në Shqipëri.

Mban në shtëpi hutën që mbrohet me ligj, Policia vë
Dritan Brahimi

Gjatë kontrolleve të kryera në banesën e aktorit, autoritetet gjetën shpendin, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër. Dritan Brahimi është i njohur për rolin e tij në programin e humorit "Al Pazar" dhe për pjesëmarrjen e tij në formatin televiziv "Big Brother Vip 2".

Njoftimi i Policisë:

Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Poll

MOS HUMB