Qytetërim

Vëllai i Parashqevisë flet pas telefonatës së parë me të: U realizua dëshira e nënës, nuk kam më peng në jetë

Ai tha se nuk ka më asnjë peng në jetë dhe u realizua dëshira e nënës e tij.

I.F
Vëllai i Parashqevisë flet pas telefonatës së parë me
Arben Simaku

TIRANË- Ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku u gjet! Madje ky ishte dhe amaneti i fundit i nënës së saj, të shihte për herë të fundit vajzën e saj. Menjëherë pasi u publikua videoja e këngëtares Parashqevi Simakut komuniteti shqiptar në SHBA u ofrua i gatshëm për ta ndihmuar. Vëllai i këngëtares Arben Simaku në një intervistë për “Top Channel” u shpreh se ishte i lumtur që motra e tij u gjet. Ai tha se nuk ka më asnjë peng në jetë dhe u realizua dëshira e nënës e tij.

Pjesë nga intervista:

Ben Simaku: Kjo është lumturia më e madhe e jetës sime. Edhe sikur të vdes nuk i kam më pishman gjë kësaj jete; se të paktën u realizua ajo dëshira e nënës sime.

Ju keni shumë vite që e kërkoni?

Ben Simaku: Nuk bëhet fjalë.

Po mamaja juaj kur ndërroi jetë?

Ben Simaku: Në janar mbush dy vite. Si çdo nënë; si ajo që po kërkon fëmijën e vetë atje, ashtu edhe nëna ime. Si nënë, si prind… gjithmonë për fëmijën!

Ju e njohët në momentin e parë kur doli video?

Ben Simaku: Po si nuk e njihja motrën time, kush është ai që nuk do e njihte. Unë kam jetuar vetë dy vite me të kur sa lindi fëmijën. Në një shtëpi bashkë me të, bashkë me të shoqin.

Kanë pasur probleme në atë kohë?

Ben Simaku: Jo atëherë fare, asnjë lloj problemi. Shumë të qeshur të lumtur…

Dhe që nga ajo kohë i shkëputët marrëdhëniet?

Ben Simaku: Jo erdhi kur vdiq babai…

Jeni përpjekur të flisni me Eltonin në këtë rast?

Ben Simaku: Atë dua ta falenderoj jashtë mase nga zemra atë person.

Të mbante mend Beni?

Ben Simaku: Po fola me kamera. Më duket sikur linda përsëri me telefonatën…Dukej e lodhur, duhet lënë koha e saj. Ne duam vetëm nga ana morale, psikologjike, por nga ana financiare nuk është asnjë problemi. Si i thonë ‘leku shkon e vjen por njeriu mbi të gjitha’, po të jetë njeriu e bën prapë lekun.

Ju e prisni të rikthehet?

Ben Simaku: Kush është ai që nuk e pret? Ka shtëpinë e vet në Durrës, ka pjesën e vet, gjakun e vetë. Unë madje kam pasur edhe firmën si më i madhi për të firmosur në mungesë të saj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB