Qytetërim

TOPI I ARTË/ U rendit i 16-ti! Xhaka i dyti shqiptar që nominohet

Sot, ceremonia ka pasur edhe "surpriza" të tjera pasi skuadra e Real Madrid ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoni.

k.m.
TOPI I ARTË/ U rendit i 16-ti! Xhaka i dyti shqiptar që nominohet
Foto ilustruese

TIRANË- Ceremonia e sotme e “Topit të Artë” ka qenë mjaft e veçantë sidomos për tifozët shqiptarë, pasi për herë të dytë në histori, një futbollist shqiptar është pjesë e listës. Granit Xhaka është renditur në vendin e 16-të në klasifikim. Sot, ceremonia ka pasur edhe "surpriza" të tjera pasi skuadra e Real Madrid ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoni. Madrilenët e kanë bojkotuar ceremoninë për shkak se Vinicius dhe Karvahal nuk do të jenë fituesit e trofeut më të lakmuar nga futbollistët. Sipas parashikimeve, pritet që emri i Rodri të jetë ai që do të dalë nga zarfi i fituesit.

Renditja deri më tani

11 - Phil Foden

12 - Florian Wirtz

13 - Dani Olmo

14 - Ademola Lookman

15 - Nico Williams

16 – Granit Xhaka

17 – Federiko Valverde

18 – Emiliano Martinez

19 – Martin Odegard

20 – Hakan Çalhanollu

21- Bukajo Saka

22- Antonio Rudiger

23 – Ruben Dias

24 – Uilliam Saliba

25 – Kol Palmer

26 – Deklan Rajs

27 – Vitinja

28 – Alehandro Grimaldo

29 – Artem Dovbik

30 – Mats Humels

Xhaka është i 16-ti, pa shanse për të fituar por nuk është futbollisti i parë shqiptar që garon për trofeun “Topi i Artë”, pasi në të shkuarën ka qenë edhe legjenda Sokol Kushta. Legjenda kuqezi në vitin 1987, ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz. Ai e mbylli votimin me një pikë, po aq sa ikona e futbollit gjerman Rudi Fëler./ZËRI

Poll

MOS HUMB