Qytetërim

Tekstshkruesja e Cassie, Tiffany Redd 'shpërthen' ndaj Diddy-t: Të gjithë 'kishin frikë prej tij'

Ajo përshkroi një incident nga marrëdhënia e Cassie me Diddy.

M.M
Tekstshkruesja e Cassie, Tiffany Redd 'shpërthen' ndaj Diddy-t:
Diddy dhe Cassie

SHBA- Tekstshkruesja e Cassie, Tiffany Redd, kujtoi herën e parë që zbuloi se diçka nuk shkonte në marrëdhënien me Diddy-n. 37-vjeçarja foli për mediat vendase dhe përshkroi një incident nga marrëdhënia e Cassie me reperin amerikan Sean Combs. Ajo tha se një natë në vitin 2015, Cassie kishte vënë telefonin e saj në altoparlant ndërsa po fliste me Diddyn.

Teksa të dyja ndodheshin në makinë, kur muzikanti nisi t’i bërtiste duke e pyetur nëse ishte vetëm.

“A është dikush në makinë me ty? E di që dikush është atje me ty. Ishte hera e parë që kuptoja se diçka nuk shkonte në marrëdhënien e tyre,”- tha shkrimtarja. Ajo, më pas, përshkroi një tjetër incident ku Diddy kishte nisur ta shante Cassie-n.

“Më kujtohet që kishte kapur fytyrën e saj dhe e shante. Ai ishte vërtet i çmendur, ishte shumë afër fytyrës së saj dhe ajo thjesht kishte ulur kokën. Të gjithë kishin frikë prej tij,"-shtoi ajo.

Diddy u arrestua dhe u padit me akuza për trafik seksual, shantazh dhe transport për t'u angazhuar në prostitucion më 16 shtator. Aktakuza prej 14 faqesh akuzonte Diddy për një "ndërmarrje kriminale" që abuzonte dhe kërcënonte seksualisht, si dhe fizikisht gratë dhe të tjerët . Ai po mbahet në paraburgim federal në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Bruklinit, ndërsa pret gjykimin pasi iu mohua dy herë lirimi me kusht./ ZËRI

Poll

MOS HUMB