Qytetërim

Met Gala 2025/ Zbulohet tema e këtij edicioni, rikthim në vitet "bardhezi"

Prezantuesit e Met Gala 2025 do të jenë Coleman Domingo, Lewis Hamilton, A$AP Rocky, Pharrell Williams, Anna Wintour, ndërsa kryetar nderi do të jetë LeBron James.

M.M
Met Gala 2025/ Zbulohet tema e këtij edicioni, rikthim në vitet
Foto ilustruese

SHBA- Vogue ka zbuluar temën për Met Gala të këtij viti, si dhe drejtuesit e kësaj ngjarje kaq të rëndësishme. Tema e ekspozitës do të jetë "Superfine:Tailoring Black Style" dhe është frymëzuar nga libri i Monica L. Miller, "Skllevërit e modës: Stilimi i identitetit".

Sipas mediave vendase, veshjet duhet të jenë të frymëzuara nga veshjet e burrave me ngjyrë në vitet “bardhezi”, kryesisht kostume me vija por mbetet për t'u parë kreativiteti i stilistëvë të VIP-ave më të njohur në botë.

Met Gala 2025/ Zbulohet tema e këtij edicioni, rikthim në vitet
Postimi

Prezantuesit e Met Gala 2025 do të jenë Coleman Domingo, Lewis Hamilton, A$AP Rocky, Pharrell Williams, Anna Wintour, ndërsa kryetar nderi do të jetë LeBron James. Sipas njoftimit të Vogue, ekspozita do të përfshijë veshje, piktura dhe fotografi që eksplorojnë "stilin mashkullor të zi, nga shekulli i 18-të deri në ditët e sotme"./ ZËRI

Poll

MOS HUMB