Qytetërim

“S’kam parë kurrë diçka të tillë”, Elvana Gjata has probleme me këngën “Karnaval”

Janë ende të paqarta problemet që po has kënga në kanalin e “Youtube”

I.F
“S’kam parë kurrë diçka të tillë”,
Elvana Gjata

TIRANË- Këngëtarja Elvan Gjata përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se kënga e saj konkurruese në “Fest63” me titullin “Karnaval” ka disa probleme teknike. Janë ende të paqarta problemet që po has kënga në kanalin e “Youtube”, por disa nga dëgjuesit janë shprehur se kënga është fshirë disa herë dhe nuk munden ta dëgjojnë. Ky problem duket se ka shqetësuar edhe këngëtaren, e cila shprehet se është hera e parë që sheh diçka të tillë dhe nuk mundet të ndërhyjë në këngën e publikuar, pasi nuk është kanali i saj.

“Përsëri... nuk e di dhe nuk po e kuptoj pse po ndodh kjo, por nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin”, shkruan këngëtarja. 

“S’kam parë kurrë diçka të tillë”,

Kënga “Karnaval”, e cila ka motive latine, numëron rreth 165 mijë dëgjime në "Youtube" dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim nga kanali ku është publikuar kënga. /ZËRI

Poll

MOS HUMB