Qytetërim

Akuzohet se përdhunoi një 13-vjeçare, Jay-Z: Tregoni emrin e paditëses ose hiqni akuzat!

Më konkretisht, reperi 55-vjeçar akuzohet se ka marrë pjesë në përdhunimin e dyshuar të një të miture së bashku me Diddy pas MTV Video Music Awards në vitin 2000.

I.F
Akuzohet se përdhunoi një 13-vjeçare, Jay-Z: Tregoni emrin e
Jay Z

MIAMI- Reperi Jay -Z ka paraqitur një mocion për të rrëzuar një padi që e akuzon atë për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare me Sean "Diddy" Combs 24 vjet më parë. Më konkretisht, reperi 55-vjeçar akuzohet se ka marrë pjesë në përdhunimin e dyshuar të një të miture së bashku me Diddy pas MTV Video Music Awards në vitin 2000. Paditësja, i referuar si Jane Doe në dokumentet ligjore, pretendon se sulmi ka ndodhur në një ceremoni pas festës.

Avokatët e Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Sean Carter, i kanë kërkuar gjykatës të pushojë çështjen ose të shpallet publikisht emri i vërtetë i paditëses, sipas dosjeve të reja të depozituara në gjykatën federale të Nju Jorkut të hënën. Në një deklaratë avokati i reperit kërkoi që të rrëzohet akzua ose të zbardhet emri i vërtetë i personit që ka ngritur padi ndaj tij.

“I pandehuri me respekt kërkon rrëzimin e akuzës ose zbulimin e identitetit të paditëses. Zoti Carter meriton të dijë identitetin e personit që po e akuzon atë në mënyrë publike, pasi po akuzohet për krime që nuk i ka bërë dhe po i shkaktohen dëme masive financiare dhe po dëmtojnë një reputacion të ndërtuar gjatë dekadave”, u shprehën avokatët e tij.

Padia është ngritur nga avokati Tony Busby, i cili është i njohur për ngritje të padive të rreme ndaj të famshmshëve.

“Gjykata ka pranuar që pretendime të ngjashme të paraqitura nga paditës të tjerë të përfaqësuar nga ky avokat, Tony Busby, nuk plotësojnë kriteret për të ngritur akuza në mënyrë anonime. Këtu, balanca e interesave forcon më tej nevojën që paditësja të procedojë me emrin e saj të vërtetë nëse dëshiron të vazhdojë me çështjen”, shtojnë ata.

Sipas avokatëve, akuzat janë të rreme dhe kanë si qëllim të dëmtojnë imazhin e tij publik.

Reperi është zemëruar me akuzat

Jay-Z një ditë më parë mohoi publikisht akuzat për përdhunim të ngritura kundër tij përmes një padie civile, duke u shprehur se këto akuza po lëndojnë familjen e tij.

“Trishtimi im i vetëm është për familjen time. Unë dhe gruaja ime duhet të flasim me fëmijët tanë, pasi ata janë në një moshë ku miqët e tyre shohin lajme dhe do t’u flasin rreth akuzave. Ne do t’u shpjegojmë rreth lakmisë së njerëzve dhe botën e të famshmëve. Fëmijët nuk duhet të kalojnë gjëra të tilla në një moshë kaq të re. Është e padrejtë që ata të përpiqen të kuptojnë nivele të pashpjegueshme të së keqes që synojnë të shkatërrojnë familjet dhe shpirtin njerëzor”, u shpreh Jay-Z.

Reperi dhe producenti i famshëm Jay-Z akuzohet se ka përdhunuar një vajzë kur ajo ishte 13-vjeçe gjatë një feste të organizuar nga Sean “Diddy” Combs në vitin 2000. Jay-Z ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij duke kërkuar një process transpart ligjor dhe identitetin e personit që ka ngritur padi ndaj tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB