
TURQI- Ndërhyrja e rëndë e Rey Manajt ndaj Baris Alper Yilmaz, në ndeshjen Sivasspor-Galatasaray, ka bërë që të shpërthejnë polemika të mëdha në Turqi. Lojtari i Kombëtares Shqiptare bëri një ndërhyrje të ashpër, por arbitri, pavarësisht se e pa në VAR, vendosi ta ndëshkojë vetëm me të verdhë. Kjo ka sjellë reagime të shumta në Turqi, duke ditur se pas asaj ndërhyrjeje, Yilmaz nuk e vazhdoi lojën, pasi u largua me barelë. Rey Manaj i ka kërkuar falje Yilmazit duke thënë se nuk ka pasur qëllime të këqija.
“Më vjen shumë keq që u përballa me një situatë që nuk doja ta përjetoja në jetën time profesionale futbollistike. Dua të them me gjithë sinqeritetin tim ndaj tij dhe publikut futbollistik se nuk kisha ndërmend të faulloja Barin?? Alper Y? Ndodhi për shkak të adrenalinës së rezultatit të ndeshjes dhe unë po përpiqesha të kontribuoja në ekipin tim kur ndodhi ky incident shërim dhe kërkoj falje me shpresë ta shohim sa më shpejt mes nesh”, ka shkruar Rey Manaj.
Edhe Federata Turke e Futbollit (TFF) ka bërë një deklaratë në lidhje me lojtarin e Galatasaray dhe Kombëtares Turke, Baris Alper Yilmaz.
“Jemi thellësisht të pikëlluar që Baris Alper Yilmaz, lojtari i vlefshëm i Galatasaray Sports Club dhe Kombëtares sonë, u dëmtua si pasojë e një ndërhyrjeje josportive në ndeshjen Sivasspor-Galatasaray të luajtur sot. Ndërsa TFF, shëndeti dhe Siguria e çdo lojtari që është pjesë e futbollit turk është prioriteti ynë kryesor. Dëshirojmë të informojmë publikun se do ta ndjekim këtë ngjarje të trishtë”, shkruan TFF në përgjigjen e saj.
Mirëpo kërkim falja e futbollistit të kombëtares nuk është pranuar, pasi babai i futbollistit të Galatasarayt ka komentuar në postimin e Manajt, duke thënë se ‘dëshiron ta takojë sa më shpejt’. Madje, babai i futbollistit Yilmaz këmbëngul se ky ‘takim do të ndodhë’./ZËRI