
TIRANË- Një sherr virtual ka nisur mes disa prej ish-pjesëmarrësve në Ferma Vip. Fillimisht ka qenë Albano Bogdo dhe Robert Berisha ata që janë tallur me ‘Buçkon’, duke aluduar dhe mbi orientimin e tij seksual, dhe më pas ky i fundit iu është përgjigjur përmes një videoje në TikTok.
Në emisionin që drejtohet nga Robert Berisha, ai dhe Albano kanë inskenuar një histori, sikur e dashura i kishte tradhtuar me Buçkon dhe me Valerin.
Albano Bogdo: Ke rënë thellësisht në dashuri me një femër, ke 3 vjet me të dhe dashuria vetëm shtohet, të merr në telefon ajo tani, dhe të thotë që kam bërë dashuri me Buçkon që kemi pasur ne te ferma
Robert Berisha (në rol): O drita ime, po moj zemra ime si nuk më ka marrë malli, mbete aty në Tiranë. O ta hëngsha zemrën, unë kam mendu se të dua më së shumti, tani edhe më shumë. Buçkon dhe Valerin, më mirë me dikënd kështu që e njoh. A e di çfarë ke mund me bo ti, me më tradhëtu me burra, atëherë do ishte bërë m… Silli këtu ti q.. edhe unë njëherë
@statistika.al Albano Bogdo #fypシ゚ ♬ original sound - Statistika.al
Ndërkohë që përmes një video, ku gatuan biskota me shenjën e gishtit të mesit, Buçko iu përgjigjet dy ish-fermerëve: Ekzistokan vërtet njerëz që fliskan për parashikueshmëri, por unë çfarë iu kam bërë nuk e di. Hala te ferma kanë ngelur këta me mu. Nëse doni këtë gatim, mundeni adresën me ma çu. Mos u merrni me mu, këtij njërit koha i ka skadu, dhe duhet me gjet naj gru, ky tjetri atë që ka duhet me vlerësu.
@cookerboybucko Pershendetje ish fermer Albano & Roberti
♬ suono originale - CookerBoy
Edhe pse Ferma VIP ka mbaruar prej disa muajsh, disa prej pjesëmarrësve duket se kanë mbetur peng i mërive dhe përplasjeve të vjetra. /ZËRI