FINLANDË- Shqipëria pësoi një humbje 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, në ndeshjen e vlefshme për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë, pas golit të realizuar në në minutën e 4-ët nga Manaj, por që u përmbys pas daljes me karton të kuq të Etrit Berishës.
Sikur të mos mjaftonte me një lojtar më pak, Finlandoi shënoi nga goditja e dënimit duke barazuar shifrat në 1-1. Në pjesën e dytë, Finlanda ekzekutoi një tjetër goditje dënimi, me të cilën gjeti golin e fitores në shifrat 2-1. Kuqezinjtë tentuan të reagonin me disa raste të pastra, por pa sukses.
Me këtë fitore, Finlanda kryeson grupin, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e dytë me 6 pikë./ZËRI