TIRANË- Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore në fillim të muajit qershor, të cilat do të jenë hapi i parë i përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve që nis në shtator. Sfida e parë miqësore do të jetë ndaj Izraelit më 3 qershor, 20:00, në stadiumin “Air Albania” dhe ndaj Luksemburgut më 6 qershor, 20:00 po në Tiranë.

Për dy sfidat miqësore, trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Rolando Maran Maran ka rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrareses, Luis Hasa. Ndërkohë vihet re mungesa e Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj, të cilët kanë pësuar dëmtime fizike.
