Qytetërim

"Nuk ka më kohë për heshtje" Stresi shpall kandidaturën për Këshillin Kombëtar të PD-së

Sipas Stresit, ka ardhur koha që rinia të marrë vendin që meriton në vendimmarrje.

l.k
"Nuk ka më kohë për heshtje" Stresi shpall
Arkimed Lushaj (Stresi)

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka njoftuar publikisht se ka shpallur kandidaturën për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Përmes rrjeteve sociale, ai është shprehur se ky angazhim i tij në politikë vjen për të përfaqësuar të rinjtë dhe të rejat që, sipas tij, janë ndjerë të papërfaqësuar. Sipas Stresit, ka ardhur koha që rinia të marrë vendin që meriton në vendimmarrje.

Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare. Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet. Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton. Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim. Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne", shkruan reperi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by STRESI (@stresi)

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet nesër (30 maj), ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të demokratëve. Stresi, një figurë e njohur për publikun prej vitesh, ka qenë në mbështetje të Partisë Demokratike, duke shpallur publikisht qëndrimin e tij politik. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar, ai u shfaq publikisht krah deputetëve të kësaj force politike gjatë fushatës elektorale. Po ashtu, në takimin përmbyllës të fushatës së opozitës të organizuar në Tiranë, ai këndoi edhe këngën “Nishat”, që sipas tij ishte e dedikuar për çdo demokrat, pasi në fletën e votimit në zgjedhjet e përgjithshme, Partia Demokratike mbante numrin 1 në listë.

"Nuk ka më kohë për heshtje" Stresi shpall
Stresi në takimin përmbyllës së PD-së 2025

/ZËRI

Poll

MOS HUMB