Politikë

Rama në Berat mesazh kryetarëve të bashkive: Mos ndërhyni në garë, jepni mundësi kandidatëve

Kryeministri u shpreh se kjo është një garë për përfaqësimin e zonave dhe jo për interesat e individëve të veçantë.

I.F
Rama në Berat mesazh kryetarëve të bashkive: Mos ndërhyni
Edi Rama

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Berat, ku edhe prezantoi kandidatët e Partisë Socialiste. Rama nga takimi iu bëri thirrje kryetarëve të bashkisë që të mos ndërhyjnë në zgjedhjet parlamentare dhe të mos shprehin preferenca për kandidatët.

Kryeministri u shpreh se kjo është një garë për përfaqësimin e zonave dhe jo për interesat e individëve të veçantë.

“Kur u bë biseda për listat dhe unë thashë për të gjithë burrat absolutisht do të jetë e prerë se nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë qoftë dhe një mandat e nëse nuk kanë një rol drejtues, prandaj kush nuk do tia bëjë me dije drejtuesve politikë Fadili e shprehu në mënyrën më shembullore, duke thënë unë jam në dispozicion, në listë të hapur, apo jashtë liste si të doni. Kjo është arsyeja pse Fadili është këtu gjithmonë dhe ata që duket se e parakalojnë Fadilin mund ta parakalojnë në sprint por në maratonë fitoj unë me Fadilin. Kjo është maratonë. Nuk duhet të ndërhyni në garë. Duhet t’i jepni mundësinë të gjithë kandidatëve që janë në listë të kenë e një gare pa interference të kryetarëve të bashkive. Kijeni mirë parasysh këtë gjë. Nuk bëhet fjalë për deputetë të një zone apo zone tjetër. Është liria e gjithsekujt të ketë preferencë”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama solli vëmendje tek dy ngjarje që kanë ndodhur vite më parë, vrasjet e ndodhura më 21 janar të 2011 dhe djegien e redaksisë Koha Jonë. Rama tha se partitë e tilla politike nuk duhet të vinë më në pushtet. Gjithashtu ai foli për progresin në Bashkimin Evropian, duke thënë se garanton lirinë individuale dhe Partia Socialiste ka ecur para me negociatat.

“Keni dëgjuar ju ndonjëherë që në BE dhe të merren me ata që janë anëtarë të BE-së nga lindja, ata merren me ata që nuk janë anëtarë. Si mund të privohet kjo, kjo privohet vetëm nëse ne rrimë me bufin e kënetës. Ne sot kemi një parti të re për të gjithë ata që duan të rinj në parlament por edhe të vjetër në eksperiencë. Kur s’ke gjë në dorë, mund ti premtosh të gjithëve. Luli thotë që do heq vizat me Amerikën, edhe ai e ka treguar që i heq. Këta thonë që do t’i bëjnë pensionet 400 euro edhe rrogat 1000 mijë euro. Janë mbledhur ca shitësa qilimash bashkë. Nuk mund të humbim ne asnjë moment dhe nuk mund të çorientojmë ne kalendarin e negociatave. Serbia është ulur në tavolinë në 2012 dhe të gjitha në rajon janë mbas nesh. Tani çdo i themi ne BE-së që ne kemi një kënetë këtu, edhe tani t’i themi BE-së prisni ju pak të numërojmë bretkosat. Në aspektin e përbashkët BE-ja është fundi i një historie të një rreziku të vazhdueshëm të humbjes së një lirie individuale, e cila rrezikon t’i mbajnë në tutelë këta që flasin në emër të demokracisë. Mund të vinë sërish ata që djegin redaksitë e gazetave dhe ata që vrasin mes bulevardit. Këta nuk duhet të vinë sërish. BE-ja garanton lirinë individuale”, tha Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB