
TIRANË- Një postim i ndjeshëm ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, ku një llogari në “TikTok” ka publikuar një video ku pretendohej se këngëtarja Egli Tako ka humbur një fëmijë. Sipas kësaj faqeje, kjo ka ndodhur gjatë kohës kur banorja e “Big Brother VIP Albania” ishte në një lidhje me aktorin Olsi Bylyku. Madje, sipas kësaj llogarie, përmes një “InstaStory” Tako, para dy vitesh ka treguar se ka humbur fëmijën.
Spekulimi ka nisur pasi këngëtarja ka bërë një tatuazh në shpatull një “flokëbore” dhe ka shpjeguar kuptimin e saj me fjalët: Ky ishte vendi ku ti mbroheshe, flije dhe ku pushove në paqe! Vendosa të të mbaj këtu përgjithmonë, ta mbaj këtë vend mbushur me ty, njësoj si zemrën time! Till ëe meet each other again snoë. Mami të do!

Por e vërteta është se tatuazhi në shpatull dhe fjalët i dedikohen maces së saj, e cila ka ngodhur. Menjëherë pas këtyre pretendimeve delicate, ka reaguar ashpër edhe familja e Takos, të cilët meanxhojnë rrejtin e saj social, duke shkruar: Lat nam. Zotin ju kemi lënë se ju qenkeni fundi, s’ka më keq!
Familja e saj ka kërkuar ndalimin e përhapjes së thashethemeve dhe lajmeve të rreme, pasi ky spekulim është i pavërtetë dhe i dhimbshëm./ZËRI