Qytetërim

Plas grushti! Vëllai i kryebashkiakut të Lezhës dhunon zyrtarin e Federatës së Basketbollit

Sipas raportimeve, vëllai i Pjerin Ndreut dhe Franko Bushati janë përplasur verbalisht dhe më pas kanë degraduar në përleshje fizike.

F.I
Plas grushti! Vëllai i kryebashkiakut të Lezhës dhunon zyrtarin e
Franko Bushati dhe Pjerin Ndreu

TIRANË-Vëllai i kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu është përfshihet në një konflikt fizik dhe verbal me sekretarin e Federatës së Basketbollit, Franko Bushati. Sherri ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes në pallatin 'Asllan Rusi' në Tiranë. Sipas raportimeve, vëllai i Pjerin Ndreu dhe Franko Bushati janë përplasur verbalisht dhe më pas kanë degraduar në përleshje fizike. 

Në verifikimet e kryera nga efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë, rezultoi se të përfshirë në sherr ishin Albert Ndreu dhe Erion Lleshi, për të cilët janë referuar materialet në prokurori.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. Ll., 40 vjeç dhe A. N., 47 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shtetasin F. B., 40 vjeç,"-njoftoi Policia.

Shkaqet e sherrit mes Ndreut dhe Bushatit janë ende të paqarta ndërsa priten detaje të reja në lidhje me ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB