
TIRANË- Arben Kasemi, personi që është përplasur me Mariela Berishën në Milano ka bërë një reagim pas furisë së raportimeve ditën e sotme. Përsa i përket ngjarjes, Kasemi thotë se nuk preferon të bëjë publike çështjet që kanë lidhje me drejtësinë pasi ia ka lënë shtetit në dorë.
“Sot na qenkan mbushur portalet me lajme kundrejt meje. E paraunë nuk jamankuar dhe po të ishte diçka e marr përsipër dhe e bëj publike vetë. E dyta, çështjet që i takojnë drejtësisë, unë nuk kam pse t'i bëj publike sepse nuk jam unë më i fortë se shteti,”- shkruan ai ndër të tjera.
Në fund, paralajmëron mediat që të mos shkruajnë për të.
“Kështu që port-halet që shkruajnë të kenë kujdes. Unë flas i fundit, por kur të flas unë, i vë kapakun,”- e mbyll reagimin Kasemi.

Emri i Arben Kasemit u lakua pasi motrat Mariela dhe Antonela Berisha shunuan Klea Prengën. Kjo e fundit publikoi një dokument, përmes të cilit akuzonte Mariela Berishën se kishte tentuar të vriste Kasemin.
Por, studioja ligjore Cardinali, në një prononcim për ZËRI, tha se çështja është totalisht e kundërta. I padituri është Arben Kasemi, për faktin që ka përndjekur Mariela Berishën.