TIRANË-“Fëmijët e saj”, filmi i parë artistik plotësisht shqiptar, me regji nga Hysen Hakani i vitit 1957, rikthehet në ekran i restauruar. Filmi i Hysen Hakanit, i realizuar në vitin 1957 si punë diplome në Shkollën e Lartë të Arteve në Pragë, zgjat vetëm 14 minuta, por mbart një rëndësi të veçantë për historinë e filmit shqiptar.
"Fëmijët e saj” sjell historinë e një nëne me djalin e saj dhe zhvillohen në një fshat të thellë malor. Një qen i tërbuar kafshon djalin e Fatimes. Doktori i fshatit e këshillon Fatimenë të vrapojë në qytet për t’i bërë tetanosin, por ajo e çon fëmijën te hallë Remja, një grua që shëron duke përdorur magjinë. Sëmundja e djalit të vogël përparon dhe ai vdes.
View this post on Instagram
Në role interpretojnë: Marie Logoreci, Marika Kallamata, Naim Frashëri, Xhemal Berisha, Loro Kovaçi, Vangjeli Pikuli, Esma Agolli, Pjetër Gjoka dhe Bejtulla Kurtheshi, ndërsa muzika e filmit është kompozuar nga Tish Daija.