
MIAMI- Disa teori konspirative janë përhapur në rrjetet sociale se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren Sia. Këto teori u përhapen fillimisht në vitin 2016, për shkak të një postimi në rrjetin social X nga Sia, i cili është marrë si një “thirrje” për ndihmë.
Madje në rrjetet sociale fansat e këngëtares kanë krijuar trendin #savesia (shpëtoni Sia-n). E gjitha kjo nisi pas teorive se Beyonce dhe Jay Z janë gjithashtu bashkëpunëtor të Diddy-t, i cili akuzohet për abuzim seksual, trafik njerëzor dhe abuzim.
Disa njerëz dyshojnë se Sia ka kërkuar ndihmë Drake dhe këngëtarëve të tjerë të njohur në vitin 2015, pasi ajo bashkëpunoi në një projekt muzikor me Beyonce. Gjatë një interviste më Rolling Stone, ajo e krahasoi të punuarin me Beyonce si një “kamp shkrimi”, ku duhej të punonte pafund për të shkruar tekste për yllin e muzikës./ZËRI