Qytetërim

Botërori 2026/ Ochoa i Meksikës rekordmen, "rreshtohet" krah Messit dhe Ronaldos

Meksika e mbylli në mënyrë perfekte fazën e grupeve në Botërorin 2026, duke u bërë skuadra e parë që siguron kualifikimin me pikë të plota.

M.K.
Botërori 2026/ Ochoa i Meksikës rekordmen, "rreshtohet" krah
Poertieri i Realit Guliermo Ochoa

MEKSIKË- Meksika e mbylli në mënyrë perfekte fazën e grupeve në Botërorin 2026, duke u bërë skuadra e parë që siguron kualifikimin me pikë të plota. Përfaqësuesja e drejtuar nga Javier Aguirre triumfoi 3-0 ndaj Çekisë në ndeshjen e fundit të Grupit A, duke e përfunduar këtë fazë me 9 pikë nga 3 ndeshje.

Pas një pjese të parë pa gola, meksikanët zhbllokuan sfidën në fraksionin e dytë falë realizimeve të Garcia, Quinones dhe Fidalgo, duke vulosur një tjetër paraqitje bindëse në turne.

Megjithatë, momenti më emocionues i mbrëmjes i përkiste portierit Guillermo Ochoa. 40-vjeçari u aktivizua nga stoli dhe vendosi një rekord historik, duke u bërë portieri i parë që luan në gjashtë Botërorë të ndryshëm. Me këtë arritje ai barazon legjendat Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të vetmit futbollistë që kishin arritur më parë këtë shifër.

I emocionuar pas vërshëllimës finale, Ochoa nuk i mbajti lotët dhe përshëndeti stadiumin “Azteca” duke puthur të dy shtyllat e portës, në atë që ishte paraqitja e tij e fundit në impiantin legjendar përpara largimit nga kombëtarja pas Botërorit.

Nga ky grup, biletën për në fazën me eliminim direkt e siguroi edhe Afrika e Jugut. Afrikanët mposhtën 1-0 Korenë e Jugut falë golit të Maseko në minutën e 63-të, duke kaluar për herë të parë në histori fazën e grupeve të një Kampionati Botëror.

Afrika e Jugut e mbylli Grupin A në vendin e dytë me 4 pikë, duke lënë pas Korenë e Jugut me 3 pikë dhe Çekinë, që e përfundoi aventurën në vendin e fundit./ZËRI

Poll

MOS HUMB