Qytetërim

Më në fund! Zbulohet identiteti i "Jack the Ripper"

Historiani dhe autori anglez Russell Edwards tha se ADN-ja e gjetur në një shall të gjetur nga skena e një prej vrasjeve u testua dhe zbuloi se autori ishte një emigrant polak.

k.m.
Më në fund! Zbulohet identiteti i "Jack the Ripper"
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një nga misteret më të vjetra të historisë - identiteti i vërtetë i vrasësit serial të shekullit të 19-të "Jack the Ripper" - mund të jetë zgjidhur pas gati 140 vitesh. Historiani dhe autori anglez Russell Edwards tha se ADN-ja e gjetur në një shall të gjetur nga skena e një prej vrasjeve u testua dhe zbuloi se autori ishte një emigrant polak, 23-vjeçar i quajtur Aaron Kosminski – i cili vdiq në një institucion mendor.

Kur përputhëm ADN-në nga gjaku në shall me një pasardhëse të drejtpërdrejtë femër të viktimës, ishte momenti më i veçantë më i mahnitshëm i jetës sime. Kishim zbuluar se kush ishte në të vërtetë Jack Ripper,” tha Edwards për “Today” në Australi. 

Jack the Ripper përdhunoi brutalisht dhe vrau 5 gra, shumica prej tyre punonjëse seksi, megjithëse historianët dyshojnë se numri i të vdekurve ishte më i lartë. Viktimat ishin Mary Nichols, 43, Annie Chapman, 47, Elizabeth Stride, 44, Catherine Eddowes, 46 dhe Mary Jane Kelly, 25 vjeç. Tre prej tyre iu hoqën organet e brendshme.

Deri tani identiteti i tij ishte mister. Por Russell Edëards kur mësoi se një shall ishte gjetur në një nga skenat e vrasjes nuk ngurroi por e bleu menjëherë. Nga analizat e kryera gjeti edhe autorin e vrasjes.

Kosminski u transferua në Angli kur ishte fëmijë dhe punoi si berber në ëhitechapel. Ai filloi të shfaqte simptoma të sëmundjeve të shëndetit mendor në vitin 1885. Para vdekjes së tij në moshën 53-vjeçare, Kosminski raportoi para mjekësve se kishte halucinacione dhe dëgjonte zëra. Ai kishte frikë nga njerëzit e tjerë, nuk pranonte të hante dhe gjithashtu nuk lahej./ZËRI

Poll

MOS HUMB