Qytetërim

Liga e Kombeve/ Çekia vjen në Shqipëri, Kumbulla: Do jetë e vështirë! Mitaj optimist: Fitojmë!

Mbrojtësit e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj dhe Marash Kumbulla folën për ndeshjet që Shqipëria do të luaj kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.  

M.M
Liga e Kombeve/ Çekia vjen në Shqipëri, Kumbulla: Do jetë
Marash Kumbulla dhe Mario Mitaj

TIRANË- Dy nga futbollistët titullarë të Kombëtares Shqiptare kanë dal në një konferencë për shtyp sa i përketë dy ndeshjeve që do të luajnë për Nations League. Mbrojtësit e Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj dhe Marash Kumbulla folën për ndeshjet që Shqipëria do të luaj kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.  

Mitaj u shpreh se Çekia është një skuadër që Shqipëria e njeh mirë dhe e di se çfarë duhet të bëj në ndeshjen kundra saj për të marrë fitoren.

Sa vigjilente duhet të jetë mbrojtja në sfidën ndaj Çekisë?

Me Çekinë kemi luajtur vitin e kaluar dy herë. E dimë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja jonë është shumë e fortë, thuajse të gjithë lojtarët kanë shumë minuta me klubet e tyre. Kanë luajtur mirë dhe nuk besoj se do kemi probleme në këtë aspekt.

Si e sheh skuadrën në këtë moment?

E njohim kundërshtarin më mirë se më herët. Jemi më të fortë besoj në këtë moment.

Ku jemi ne më mirë krahasuar me çekët?

Në mbrojtje besoj se jemi më të fortë. Qendërmbrojtësit, mbrojtësit e krahut pothuajse luajnë me klubet e tyre dhe kanë minuta në këmbë.

Sa ndikon humbja me Gjeorgjinë?

Gjithmonë kur futemi në fushë, dëshira jonë është që të fitojmë. E nisëm mirë, me fitore ndaj Ukrainës, dhe pastaj humbëm. Nuk duhet që kjo humbje të ndikojë në psikologjinë tonë, por duhet të na ndihmojë që të rikthehemi te fitorja.

Liga e Kombeve/ Çekia vjen në Shqipëri, Kumbulla: Do jetë
kombetarja shqiptare

Ndërsa Marash Kumbulla u shpreh se do të luajnë për të fituar të dyja ndeshjet por ndeshjen me Çekinë ai e sheh disi më të vështirë. Gjithsesi ai shprehet se është optimist për të rrëmbyer tre pikë nga kjo përballje.

Po kaloni një formë shumë të mirë së bashku me Ismajlin, sa garanci jep kjo dyshe në ndeshjet e radhës në mbrojtje?

Jep garanci, por nuk është vetëm punë e imja dhe e Ismajlit, por e të gjithë ekipit. Kemi shumë konkurrencë, jemi shumë të mirë si mbrojtës, jo vetëm në qendër, por edhe në krah. Vendos trajneri dhe kush luan do të bëjë mirë.

Me sa pikë mendoni se Kombëtarja është e kënaqur në këto dy ndeshje? 

Ne do futemi në fushë si gjithmonë për të fituar të dy ndeshjet. Tani mendojmë vetëm për Çekinë, është një ekip shumë fizik dhe i fortë në duele, tani mendojmë vetëm për ata dhe të shohim më pas për Gjeorgjinë.

Nuk keni qenë në dy ndeshjet me Çekinë në kualifikueset e Europianit, tani jeni më i motivuar për fitoren?

Po sigurisht. Të dy ndeshjet i kam parë nga shtëpia. Sic e thashë edhe më para, me Çekinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ne jemi shumë të motivuar, edhe ekipi kundërshtar gjithashtu. Presim një ndeshje shumë të vështirë.

Ndeshjet janë të vlefshme për Nations League. Shqipëria ka fituar me Ukraninën me rezultatin 2-1; ndërsa me Gjeorgjinë, kuqezinjtë humbën me rezultatin e ngushtë, 0-1. Aktualisht, vendin e parë në grup e ka skuadra e Gjeorgjisë, e cila ka grumbulluar 6. Shqipëria ndan vendin e dytë me Çekinë, secila me nga 3 pikë. Nations League është e rëndësishme pasi 4 skuadrat më të mira nga vendet e para, kualifikohen për në play-off për Kupën e Botës. Pra vendi i parë në grup na jep shanse që në vitin 2026, të jemi pjesë e Kampionatit Botëror./ ZËRI

Poll

MOS HUMB