TIRANË- Këngëtarja Vesa Luma, është një nga të paktat personazhe të njohur, që ka vendosur të flasë hapur në lidhje me sfidën e mbipeshës, që e ka çuar drejt përdorimit të Ozempic. Në një postim të titulluar “Monday Reflections”, këngëtarja ka sqaruar se pas transformimit të saj fizik nuk qëndron aspak “qejfi për pamje”, por një sfidë reale shëndetësore që e shoqëroi për rreth tre vite.
Sipas Vesës, gjithçka nisi kur filloi të ndjente shqetësime të pazakonta: fryrje të pashpjegueshme, lodhje dhe mungesë energjie, në të njëjtën kohë që në publik thuhej se ajo kishte kryer ndërhyrje estetike, botox apo filler. Pas analizave dhe kontrolleve, Vesa zbuloi se kishte rezistencë ndaj insulinës, një gjendje që sipas saj po e shtynte trupin drejt diabetit të tipit 2.
Në përpjekje për ta stabilizuar gjendjen, këngëtarja tregon se fillimisht provoi alternativa të tjera mjekësore, përfshirë Metforminën, por pa rezultat. Kjo e çoi në një vendim që e përshkruan si të vështirë: nisjen e trajtimit me Ozempic në tetor të vitit të kaluar. Ajo pranon se kishte frikë nga efektet anësore, si të përzierat dhe dobësia trupore, por prioritet mbeti kontrolli i sheqerit në gjak.
Rezultatet, sipas rrëfimit të saj, u panë brenda dy muajsh: parametrat shëndetësorë u stabilizuan dhe ajo humbi rreth 7 kilogramë. Megjithatë, Vesa thekson se procesi nuk ishte vetëm fizik, por edhe psikologjikisht i lodhshëm, që kërkonte durim dhe qetësi.
Sipas këngëtares, ndërprerja e Ozempic ka qenë dhe pjesa më e vështirë e procesit, pasi më pas ajo u përball shpesh me një uri të pakontrolluar. Ajo shkruan se pas angazhimeve të fundvitit i është rikthyer përdorimit të Ozempic nga dita e djeshme, ndërsa këshillon ndjekësit e saj që të mos eksperimentojnë me asnjë medikament, pa marrë më herët mendimin e mjekëve.
POSTIMI I PLOTË I VESËS
Rreth 3 vite më parë, fillova të ndihesha çuditshëm në trupin timpra, nuk është se kisha ndonjë oreks të çmendur (edhe pse, si "Dem" që jam, e adhuroj ushqimin), por ndjeja një fryrje të pakuptimtë, e cila zgjati më shumë sesa mund të zgjasë "një fazë", le të themi.
Falë trendit të fundit të botox-eve dhe filler-ave, publiku nuk të "gozhdon" më me komente idiote të tipit "pse je shëndoshur", por ia vë fajin botox-it, me komente si p.sh. "i ka fryrë botoxi, i ka bërë njësoj si me i picku bleta"
Pra, në këtë aspekt, ishte fat në fatkeqësi që publiku s'po kuptonte më çfarë po ndodhte (më në fund), sepse është gjëja më e vështirë t'i bindësh shqiptarët që trupi i dikujt nuk është problemi i askujt.
Pas disa kohësh në këtë gjendje, për të cilën ia vija fajin stresit apo ankthit, vendosa t'ia lë në dorë shkencës dhe profesionistëve. Nga një analizë hormonale, kuptova që ekzistonte një analizë e quajtur rezistenca ndaj insulinës qe mund të çojë në paradiabet ose diabet tip 2.
Dhe unë e kisha shumë, shumë herë më të lartë se norma këtë analizë, gjë që më drejtoi te endokrinologia, e cila më sugjeroi metformin (që, për mua, nuk është se funksionoi). Prandaj vendosëm të kalonim te ajo që sot quhet "trend": Ozempic.
E kisha shumë frikë për shkak të efekteve anësore vjellje, marrje mendsh, etj. që vijnë si pasojë e procesit të stabilizimit të sheqerit në gjak, por,"dorën në zemër, po afrohej dhjetori, kështu që ishte e mirëpritur edhe humbja e peshes me ate rast
Vendosa që në tetor të vitit të kaluar të filloja Ozempic-un.
Si më shkoi?... ishte shumë më e vështirë sesa e kisha paramenduar.
Kam përjetuar mungesë totale afeksioni për çdo lloj ushqimi që më dilte para. Kisha frikë të flija, se do te zgjohesha me mengjes me te vjella etj (per ju qe keni perjetuar shtatzani te veshtire-eshte pothuajse e njejta ndjenje)
Pra ishte dermuese psikologjikisht. Një mungesë e theksuar energjie gjatë ditëve kur isha në shtëpi (por, çuditërisht, me energji të madhe kur kisha punë, koncerte, etj.).
Si perfundim, dy muaj me pas, sheqeri në gjak po stabilizohej dhe, si pasojë, humba edhe disa kile -7 kg në total. Fryrja iku, disponimi u kthye, jeta u stabilizua Angazhimet e fundvitit më detyruan ta ndërpres procesin dhe po e them sinqerisht: ndërprerja është pjesa më e vështirë. Kam ditë që dua të ha më shumë se kurrë më parë. Tani e kuptoj kur Oprah Ëinfrey thotë se Ozempic është një "pakt afatgjatë". Une tani duhet urgjentisht të kthehem sërish nga fillimi dhe mbase te bej punen si duhet kesaj rradhe.
Deri sot nuk isha gati të flisja për këtë temë, sepse kisha frikë se mos ndikoj te dikush që nuk e ka të nevojshme dhe bën një gabim që mund të ketë pasoja afatgjata, sepse po,ka pasoja per ata qe nuk e kane rezistencen e insulines te larte. Por më bën shumë përshtypje sa lehtë disa prej jush e kaloni gjithë këtë proces... si e përballoni durimin?
Dua energji të mirë, siç vetëm ju dini të ma jepni sepse nga sot po filloj sërish OZEMPIC-un dhe do ta ndaj me ju çdo ditë rrugëtimin tim, derisa ta stabilizoj sërish sheqerin dhe, me atë rast, të më zërë vera si loçkë.
P.S Ky post është vetëm qëndrimi im personal, i bazuar në eksperiencën time, dhe ju këshilloj patjetër konsultën me profesionistin përpara se të merrni ndonjë vendim në lidhje me Ozempic-un, sepse është e domosdoshme./ZËRI