
TIRANË-Nën dritat vezulluese dhe atmosferën e veçantë të amfiteatrit të Liqenit në Tiranë, u mbajt nata finale e spektaklit "Miss Shqipëria 2025", një mbrëmje që festoi bukurinë, elegancën dhe talentin e vajzave shqiptare.
Pas një gare plot emocione, sfida dhe paraqitje spektakolare, u kurorëzua si Miss Shqipëria 2025: Valentina Gegprifti. Kurorën e dorëzoi Klea Llagonia.
Shoqëruese e Parë: Klea Thaçi. Shoqëruese e Dytë: Laora Peka
Përveç çmimeve kombëtare, u shpallën edhe përfaqësueset që do të mbajnë flamurin shqiptar në skenat më të rëndësishme të bukurisë në botë. Titujt ndërkombëtarë u fituan nga:
-Miss Earth Albania 2025: Kleja Sulejmani
-Miss International Albania 2025: Gledia Preka
-Miss Supranational Albania 2025: Natalia Lalaj
Spektakli i sivjetshëm solli jo vetëm shkëlqim dhe bukuri, por edhe një mesazh të fortë për fuqizimin e vajzave dhe promovimin e vlerave shqiptare në arenën ndërkombëtare. Një natë për t’u mbajtur mend, ku natyra dhe arti u ndërthurën në mënyrë perfekte.